Loading…

Kurti që dikur kërkonte ulje të çmimeve të rrymës, la popullin e mes dy zgjedhjeve: Shtrenjtim ose reduktime të energjisë 

  • 28/12/2021 | 16:02

Kurti që dikur kërkonte ulje të çmimeve të rrymës, la popullin e mes dy zgjedhjeve: Shtrenjtim ose reduktime të energjisë 

Albin Kurti si lider i Lëvizës Vetëvendosje, në vitin 2015 kishte protestonte kundër çmimit të rrymës elektrike, por që tash në krye të qeverisë ka kërkesa të tjera, kryeministri i ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të zgjedhin në mes të reduktimit të rrymës ose shtrenjtimit të saj, shkruan Gazeta Metro.


Kurti nga qëndrimi i opozitarit që kërkonte lirim të çmimit të energjisë elektrike ndryshoj shumë shpejt me tu bërë kryeministër.

Në prill të vitit 2015 Lëvizja Vetëvendosje kishte thirrur protestë që të kundërshtohej çmimi i energjisë elektrike.

“Ajo e prek qytetarin e varfër të Kosovës i cili po përballet dita ditës me problemet më ekzistenciale të mundshme. Tash përveç halleve të shumta që i kemi, përveç ikjes masive të qytetarëve, përveç shtrenjtimit të mallrave të ndryshme, po duan t’ia shtojnë edhe një hall më shumë qytetarit të Kosovës e ky është shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike”, kishte thënë Glauk Konjufca.

Por disa ditë më parë, tani Kurti si i pari qeverisë dhe jo më ë opozitë, tha se jetesa është e organizuar rreth ngrohjes përmes termo-elektranave, por qe besa, edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm.

“Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as tek ne një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovat/orë. Pra, është e vërtetë që po blejmë shtrenjtë dhe po shesim lirë energji elektrike dhe pa një afat të caktuar”, tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka zgjidhje të mirë në situatën aktuale të krizës energjetike në të cilën gjendet Kosova. “Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”, ka shkruar Kurti

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro”, ka shkruar Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë