Loading…

Kurti: Qeveria ime nuk është anti-serbe, ministrin e kemi të tyre

  • 15/01/2022 | 15:18

Kurti: Qeveria ime nuk është anti-serbe, ministrin e kemi të tyre

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë disa sqarime pas disa fjalimeve në kuadër të debatit që po zhvillohet në Kuvend për temën e referendumit të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se ka një ministër serbë në Qeveri, ka zëvendësministra e këshilltarë teksa ka thënë se policia nuk zbaton urdhra të qeverisë por të prokurorisë.

“Ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është i Listës Serbe, madje është kryetar i Listës Serbe. Kemi zëvendësministra e këshilltarë. Në anën tjetër, luftimi i krimit dhe korrupsionit s’njeh etni dhe policët kur e luftojnë nuk zbatojnë urdhra të qeverisë, por të prokurorisë, institucion i shtetit që vepron në përputhje me ligjin dhe zbatim të ligjit”.

Kurti tha se luftimi i krimit s’bëhet mbi baza etnike. Ai tha se Serbia është kundër Kosovës.

“Asnjëherë, s’kemi pasë as qasje e intencë, por as mendim as antiserb. Është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve tona për progres ekonomik dhe agjendës euroatlantike”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë