Loading…

Kurti: Rezistenca e viteve 90-ta kishte arsimin në ballë

  • 17/02/2021 | 19:18

Kurti: Rezistenca e viteve 90-ta kishte arsimin në ballë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, e kanë vizituar së bashku në Prishtinë vendin e quajtur “Shkolla e Herticëve”, shtëpi kjo ku është mbajtur mësimi në vitet e 90-ta.

Kjo shtëpi kishte shërbyer si shkollë pas largimin të nxënësve shqiptar nga shkollat.

Me këtë rast Kurti tha se vitet e 90-ta kishin në ballë të rezistencës arsimin.

“Në rrugën “Shkolla e Herticëve” në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që nuk mirëmbahet siç e meriton. Rezistenca e viteve të ’90-ta e kishte arsimin në ballë. Asokohe mësohej me shumë ankth të përditshëm nga ndërhyrjet e policisë serbe. Na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish Drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizimit dhe qëndresës. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë të listës sonë të përbashkët ua uruam Ditën e Pavarësisë”.

Ai u zotua se Qeveria do të angazhohet për një arsim më të mirë.

” Qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë, për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpinë, teksa nuk harrojmë se prej nga vijmë: ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë