Loading…

Kurti: SHBA vendos për anagazhimin e tyre, unë nuk jam këtu për të menduar kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova

  • 16/11/2021 | 20:26

Kurti: SHBA vendos për anagazhimin e tyre, unë nuk jam këtu për të menduar kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova

Kryeministri Kurti fort i kritikuar për në dukje arrogancën e shfaqur deri tani gjatë këtij mandati pas fitores plebishitare siç e quan zakonisht dhe ja ka përplasur opozitës shpesh këtë, e sfidues doli në intervistë për secilën çështje. Jo s’kemi humbur në zgjedhje se kemi vota më shumë se të tjerët megjithëse jo komuna tha për zgjedhje, kandidatët tonë ishin më të mirët të mundshëm, opozita u bë bashkë kundër nesh e arsyetime plot pati kryeministri, edhe për amerikanët tha se ata bëjnë si bëjnë por ais’merret me kompromise, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për REL foli gjërë e gjatë e me hollësi për disa çështje, për shtimin e angazhimit Amerikan në Ballkanin Perëndimor e kapërceu si më shpejt dhe kërceu tek zhvillimi ekonomik.

Tek ishte angazhimi i SHBA’së ishte fort më i prerë dhe e kërceu shpejt në krekosje me shifra ekonomike, ndonëse pyetja e shtruar nga gazetarja e REL ishte e qartë se ai po del si lideri i pa kompromis dhe refuzues derisa në vazhdimësi ai paraqet Serbinë si problemin kryesor.

“Ne gjithmonë e mirëpresim angazhimin amerikan në Ballkan, mirëpo për formën dhe intensitetin e atij angazhimi vendosin vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato janë superfuqia botërore, e cila vendos për këtë gjë. Në faza të ndryshme ka qenë e ndryshme, sepse politikat e tyre janë sovrane. Në anën tjetër, unë jam këtu si kryeministër i Republikës së Kosovës, jo për të menduar për kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova, por për ta forcuar shtetin e Kosovës” tha Kurti dhe ja mësyu shifrave ekonomike të rritjes ekonomike sikur për të dëshmuar prioritetet e tij dhe vendin që e zë dialogu.

SHBA në kohën e administratës Trump ishte e zëshme në kritikat për ritmin e ngadaltë të BE’së e zhgënjimin e ballkanasve për vonim të integrimit. Në Komisionin Europian pajtoheshin me kritikat në dukje por jo me njëanshmërinë e agresivitetin amerikan. Pas ndryshimit të administratës amerikane që po vazhdon angazhimet si mbështetëse e BE’së me deklarata e qëndrime të përbashkëta, si ajo e Blinken e Borrell, e që nuk janë në kundërshti me ato të administratës Trump. Edhe marrëveshja e Washington e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë u mbështet.

SHBA dhe BE njëzëri po ja kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, të gjitha marrëveshjeve. Këtë e ka theksuar edhe Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor në seancën dëgjimore në Kongres së fundi para se të nisej në turneun e tij në Ballkan. Theks i veçantë edhe dje para takimit mes ekipeve kosovare dhe serbe në Bruksel i dha edhe Borrell për zbatimin e marrëveshjeve, që tha se punon dhe shpreson se të dy liderët ballkanas do të takohen para fundit të vitit.

Presidenti serb Vucic doli komod para njësiteve ushtarake sot, e talli palën kosovare si emocionale dhe tha që  s’pret asgjë. Shtoi se deklarata e BE’së për marrëveshjet ishte e pranueshme. Hapur po kapardiset Vucic besimin se është në përparësi siç e sheh ai.

Se ka zhgënjim tek amerikanët me qeverinë amerikane sinjale ka mjaft. Kryeministri Kurti mungoi në shënimin 10 vjetorit të bashkëpunimit në Iowa, shkoi vetëm ministri i mbrojtjes Mehaj. Në Iowa nuk kanë munguar më parë kryeministrat kosovarë. Doli se nuk paska vizë kryeministri Kurti, që e mohoi. Por në Iowa nuk ishte, me vizë e pa. Gazpërçuesi amerikan u refuzua, dhe u tall në mes parlamenti si një projekt aty që nuk është për ngut, gypat s’ndreqin relacione thoshte kryeministri.

Ai s’shkoi në SHBA por partnerja e tij në koalicion i ra hise të shkojë në Washington D.C pak pasi plasi se Kosova s’qenka në listën e shteteve të ftuara në samitin për demokraci të thirrur nga vet Presidenti Amerikan Joe Biden. Departamenti i Shtetit Amerikan nuk e kishte ndërmend të arsyetohej se kënd e thërret apo jo, por mesazhi ishte i qartë edhe pse jo zyrtar e doli në portalin e njohur amerikan Politico. Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk ishin të ftuara.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, shkoi në SHBA dhe ja doli të hyjë deri në Departamentin e Shtetit, u prit nga Victoria Nuland, nën sekretarja e shtetit amerikan. As Blinken nuk e priti që ishte aty afër e po priste delegacione tjera. Për në Shtëpinë e Bardhë të hynte as që u përfol. Ishte takim produktiv me Victoria Nuland kishte njoftuar presidentja Osmani-Sadriu. U pa më vonë se ishte produktiv u pa më vonë, por që ka dalë Me 12 nëntor ishte kryeministrja Ana Brnabic Serbia që njoftoi se ka pranuar ftesën për samitin nga ShBA. Presidentja Osmani-Sadriu nuk e bëri publike deri të hënën një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë me 15 nëntor, ftesën që mbante datën e 9 nëntorit.

S’kSe SHBA – siç e pyeti gazetarja e REL kryeministrin Kurti- është në ofensivë diplomatike po shihet qartë kërkesat e SHBA’së janë të ditura, si ato të BE’së. Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë