Loading…

Kurti shërohet nga koronavirusi

  • 10/11/2020 | 17:51

Kurti shërohet nga koronavirusi

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shëruar nga koronavirusi, nga sot ai tashmë i është kthyer angazhimeve në zyrë e aktiviteteve të përditshme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.

“Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Z. Kurti tash është shëruar plotësisht, dhe nga sot e tutje iu është kthyer angazhimeve në zyrë dhe aktiviteteve publike”, konfirmoi Kryeziu për Express.

Kurti kishte njoftuar se dy javë më parë doli pozitiv me COVID-19, teksa kishte shtuar se ka pak kollë dhe simptoma të lehta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë