Loading…

Kurti sot ishte në Jezercë, reagon zëdhënësi i Ferizajt: Na ndale projektin, por ne prapë jemi të mirë të japim shtalba

  • 06/08/2022 | 21:46

Kurti sot ishte në Jezercë, reagon zëdhënësi i Ferizajt: Na ndale projektin, por ne prapë jemi të mirë të japim shtalba

Zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marevci ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë sot në Ferizaj, më saktësisht në fshatin Jezercë, aty ku u mbajtë ‘Ndeja e Shtalbave’, transmeton Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Marevci ka hedhur akuza ndaj kryeministrit, duke ia përmendur atij problemet me të cilat përballet ky qytet.

Ai e akuzoi se e ka ndalur projektin për asfaltimin e rrugicave të Jezercit.

“Kryeministri Kurti sot paska qenë në Ferizaj, respektivisht në fshatin Jezercë…Por, mos harroni jo për naj projekt si p.sh, Ujëmbledhësin e Jezercit, por për me ngranë ”SHTALBA”.

Ndoshta ka edhe i ka pa që kanë mbet shumë rrugica të Jezercit pa asfaltu, por ato rrugica kanë qenë në buxhet, edhe janë fillu edhe tu u punu Kryeministër, por i hoqe si shumë projekte të tjera, këtij qyteti me kaq shumë potencial turistik e ekonomikë”, shkroi Marevci.

Tutje ai duke ironizuar uroi që shtalbat e Jezercit kanë qenë të pjekur mirë e nuk e kanë munduar kryeministrin.

“Na jemi të mirë apet, të japim “SHTALBA” por dashtë Zoti kanë qenë të pjekun mirë e nuk të kanë mundu, se njëmend nuk e di ae din që edhe SPITALIN Regjional nuk është tu vazhdu me u ndërtu e nuk kemi pas kushte te ky i moçmi! Nejse, shnet e t’mira tu paçin ba SHTALBAT!”, tha ndërtjerash Marevci.

Kujtojmë se kjo ndejë është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje si një vendtakim me mërgimtarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë