Loading…

Kurti ‘sulmon’ dhe ironizon analistët politik: Janë bërë artista, në vend që ta mbrojnë Kosovën kërkojnë fjalën Asociacion

  • 22/03/2023 | 22:00

Kurti ‘sulmon’ dhe ironizon analistët politik: Janë bërë artista, në vend që ta mbrojnë Kosovën kërkojnë fjalën Asociacion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëveshjen e Ohërit, është marrë edhe me gazetarë e komentatorët politik, duke u munduar t’iu tregojë se çfarë duhet të flasin, ai me ironi ka thënë se janë bërë artista dhe se po e interpretojnë vetëmenaxhimin si asociacion, dhe nuk po e mbrojnë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Kurti përderisa sot i ka mbushur dy vite nga fillimi i qeverisjes me vendin, e që nuk është se ka pasur ndonjë suksese apo mbahet mend për mirëqeverisje. Përkundër së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka pasur kritika të shumta.

Dje DASH ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Është përmendur korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë, dhuna, shkeljet ndaj minoriteteve e deri të rasti i mostrave të humbura të Astrit Deharit.

E megjithatë Kurti ka gjetur kohë të merret me komentatorët politik të cilët janë të lirë të japin opinione për çështje të caktuara.

Kurti ka thënë se nëpër studio televizive të gjithë janë bërë artista se si ta interpretojnë vetëminaxhimin si asociacion.

“Tash duhet shumë kreativitet dhe imagjinatë që vetëmenaxhimin ta bëjmë Asociacion. Njëfarë mënyre unë po e shohë jo aq sa duhet por  më aq sa e kam vërejtur aq sa kam pasur kohë , neper studio televizive të gjithë janë bërë artistë se si ta interpretojnë vetëmenaxhimin si asociacion, a fjalën Asociacion nuk e ke”, ka thënë Kurti.

Kurti si duket me dashje e ka keqkuptuar rolin e gazetarit dhe pretendon se analistët politik duhet të raportojë dhe mendoj njëjtë si qeveria apo i par i qeverisë.

Kurti sikur i ka atakuar analistët politik, duke thënë se në vend që ta ndihmojnë Kosovën, po provojnë që ta gjejnë fjalë asociacion.

“Po flas për analizta politik të cilët në vend që ta ndihmojnë ofenziven e Kosovës me katër nenet a para provojnë ta gjejnë fjalën asociacion që s’është askund”, tha tutje Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë