Loading…

Kurti takohet me ambasadoren e Francës

  • 06/04/2021 | 18:26

Kurti takohet me ambasadoren e Francës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Prishtinë Marie Christine Butel.


Me këtë rast kryeministri Kurti ka shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren Butel edhe për vështirësitë në sigurimin e vaksinave dhe shprehu shpresën që partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në tejkalimin e pandemisë.

Në takim u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë