Loading…

Kurti takohet me Varhelyi, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

  • 07/12/2021 | 12:24

Kurti takohet me Varhelyi, flasin për reformat në drejtësi dhe zbatimin e planit ekonomik

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.


Varhelyi tha se me Kurtin diskutuan rëndësinë e zbatimit të shpejtë të planit ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor, luftën kundër krimit të organizuar e shumë tema tjera.

“Me kryeministrin Albin Kurti përpara takimit të sotëm të Këshillit të Stabilizim-Asociimit të BE-së për Kosovën. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të shpejtë të Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, punën e vazhdueshme për reformat, përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Varhelyi.

Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë