Loading…

Kurti takohet me Von der Leyen në Bruksel, flet për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

  • 07/12/2021 | 18:45

Kurti takohet me Von der Leyen në Bruksel, flet për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave

Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Europian (BE) dhe Republikës së Kosovës, kryeministri Albin Kurti është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, transmeton Gazeta Metro. 


Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kryeministri i ka shprehur mirënjohjem e QEverisë Von der Leyen për mbështetjen që Bashkimi Europian ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Gjithashtu, Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Europian. Ai e njoftoi presidenten e Komisionit Europian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.

Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.​

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë