Loading…

Kurti takohet me Vucic më 18 gusht: Jam i interesuar të diskutojmë elementet e marrëveshjes finale

  • 08/08/2022 | 14:00

Kurti takohet me Vucic më 18 gusht: Jam i interesuar të diskutojmë elementet e marrëveshjes finale

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se lidhur me takimin e 18 gushtit me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, ende nuk ka një agjendë.


Por, Kurti thotë se është i interesuar ‘që më 18 gusht të diskutojë hapur lidhur me elementet përbërse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog”

“Ne nuk kemi një njoftim zyrtar mbi agjendën. Por, ajo çfarë kemi shkëmbyer gjatë komunikimit me Josep Borrellin, që është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, është se duhet ta synojmë dialogun për marrëveshje – jo dialogun për dialog, por dialogun për marrëveshje – që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme dhe përveç kësaj një marrëveshje, e cila e bën normalizimin e plotë, duke e pasur në qendër njohjen reciproke.

Në këtë kuptim, unë jam i interesuar që më 18 gusht të diskutojmë hapur mbi elementet përbërëse të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes që duam ta arrijmë me dialog (finale, sqarimi ynë)”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Ndërkohë, në një intervistë tjetër për la Reppubblican italiane, Kurti ka deklaruar se ekziston rreziku për luftë më Serbinë, duke qenë se siç thotë kryeministri ‘prapa Serbisë qëndron Putini’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë