Loading…

Kurti takon ambasadori Rohde, flasin për temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend

  • 29/11/2023 | 12:03

Kurti takon ambasadori Rohde, flasin për temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorin e gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.


Në këtë takim është diskutuar lidhur me temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

‘’Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Folën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend’’, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Po ashtu sipas informacioneve kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seeëald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Po ashtu kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë