Loading…

Kurti takon Marin: Finlanda mbështet integrimin e Kosovës në BE

  • 06/10/2021 | 18:44

Kurti takon Marin: Finlanda mbështet integrimin e Kosovës në BE

Në Samitin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Brdo të Sllovenisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimeve plenare, takoi kryeministren finlandeze Sanna Marin me të cilën diskutoi për marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve.

Kurti me këtë rast falënderoi Marin për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ai po ashtu theksoi nevojën për bashkëpunim më të madh ekonomik dhe investime në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës është e fokusuar në luftimin e korrupsionit përmes sundimit të ligjit dhe rritjen e punësimit përmes krijimit të kushteve më të mira për investitorë”, tha Kurti.

Ndërsa, kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për programin e qeverisë për punë dhe drejtësi, dhe ofroi mbështetjen e Finlandës për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë