Loading…

Kurti tha ‘ka Asociacion’, reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri s’tha asgjë të re

  • 22/03/2023 | 22:20

Kurti tha ‘ka Asociacion’, reagon zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri s’tha asgjë të re

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në planin europian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, duke thënë se kryeministri nuk tha asgjë të re për Asociacionin, shkruan Gazeta Metro.


Menjëherë pas deklaratës së Kurtit për RTK, se ka Asociacion në marrëveshje, i ka dalë në mbrojtje zëdhënësi i qeverisur, Kryeziu.

Kryeziu përmes Facbook’ut tha se kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin.

Ai thotë se Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty.

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”./gazetametro.net

Kurti e pranon: Në marrëveshje ka Asociacion

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë