Loading…

Kurti thërret në telefon presidentin e Shqipërisë: Kjo është arsyeja për çka diskutuan

  • 23/05/2020 | 18:26

Kurti thërret në telefon presidentin e Shqipërisë: Kjo është arsyeja për çka diskutuan

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Gazeta Metro.


Në këtë bisedë, ata diskutuan mbi situatën që është krijuar nga pandemia COVID-19 në Kosovë dhe Shqipëri, veprimet që dy vendet kanë marrë në parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e infeksioneve të shkaktuar nga virusi Corona, dhe bashkëpunimin që kanë pasur gjatë ballafaqimit me pandeminë.

Siç bëhet e ditur nga zyra e Kryeministrit, Kurti e njoftoi Metën për vendimet e fundit për lehtësimin e masave dhe rihapjen graduale të ekonomisë.

“Tutje, gjatë bisedës është diskutuar për rëndësinë dhe nevojën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve në rrafshin tregtar dhe ekonomik, por edhe bashkëpunimin në nivel rajon dhe ndërkombëtar me qëllim përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

Në fund, të dy shprehën zotimin dhe gatishmërinë për të pasur komunikim të vazhdueshëm në shërbim të zhvillimit, forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë