Loading…

Kurti thoshte se reciprociteti është çështje ditësh: Kaluan katër muaj, ky vendim nuk duket askund

  • 22/07/2021 | 22:55

Kurti thoshte se reciprociteti është çështje ditësh: Kaluan katër muaj, ky vendim nuk duket askund

Kanë kaluar katër muaj që kur në pushtet ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është lavdëruar për punët e mëdha që ka bërë gjatë këtyre muajve para disporës. Mirëpo një premtim që kryeministri Kurti kishte bërë pas zgjedhjeve ishte vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë brenda ditëve e që kanë kaluar shumë muaj por që ky vendim nuk duket askund, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Kurti kishte deklaruar se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij.

Kur Kurti mori për herë të dytë në drejtim qeverinë e Kosovës me 14 shkurtë të viti 2021, në top pesë prioritet e tij kishte edhe kthimin e reciprociteti ndaj mallrave serbe.

Albin Kurti kishte deklaruar se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij.

Madje, Kurti kthimin e reciprocitet e kishte quajtur çështje javësh dhe assesi çështje muajsh.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti.

Kurti kishte paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet që ka veprime të njëanshme, dhe që shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Por, tashmë kanë kaluar katër muaj dhe kryeministri Kurt nuk ka bërë asnjë hapë në vendosjen e reciprocitete ndaj mallrave serbe.

Ndërsa, rreth kësaj çështje ka folur edhe opinionisti Imer Mushkolaj, në një televizion ka pyetur se përse nuk është reciprociteti ndër vendimet e para të qeverisë.

“Pse reciprociteti nuk është ndër vendimet e para të qeverisë”, ka pyetur Imer Mushkolaj.

Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, nuk ka pasur përgjigje për këtë, ajo ka thënë duhet të pyetet kryeministri për këtë çështje.

“Është mirë ndoshta të pyetni kryeministrin. Ka më shumë peshë e rëndësi dialogu që po zhvillohet, ndoshta nuk është mirë me kritiku për këtë një çështje” tha Kusari.

Duhet theksuar se kryeministri Kurti, pasditen e së enjtes ka takuar diasporën në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë. Para tyre, kreu qeveritar tregoi të arriturat, që sipas tij janë bërë nga ekzekutivi në këta katër muaj.

Kurti u tha mërgimtarëve se këta muaj qeverisje është dëshmuar se është e mundshme të punohet ndryshe dhe më mirë në Kosovë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë