Loading…

Kurti thoshte se rritja e pagave ishte kundër popullit, tash rreth 500 euro do t’i rritet rroga atij

  • 03/12/2022 | 12:44

Kurti thoshte se rritja e pagave ishte kundër popullit, tash rreth 500 euro do t’i rritet rroga atij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Ligjin e ri të Pagave do të marrë 500 euro më shumë. Megjithatë, ky ligj mund të përfundojë prapë në Gjykatën Kushtetuese.


Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar ende vlerën monetare të koeficientit për Ligjin e ri të Pagave për sektorin publik.

Mirëpo, bazuar në deklaratën e ministres Arbërie Nagavci, e cila në shtator të këtij viti tha se vlera e koeficienti është 120 euro, atëherë i bie se Kurti do të marrë 500 euro më shumë në pagën e tij.

“Vlera e koeficientit është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit”, kishte thënë Nagavci në kohën kur sistemi arsimor ishte në grevë, përcjell Demokracia.com.

Kryeministri Kurti aktualisht e ka pagën 1500 euro.

Sipas ligjit për pagat në sektorin publik, kryeministri do ta ketë koeficientin 17 dhe nëse kjo shumëzohet me vlerën momentare 120 euro, atëherë paga bazë mujore e Kurtit do të jetë 2,040 euro, pa përfshirë edhe shtesat e tjera.

Në të njëjtin nivel të koeficientit është vendosur edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe pak më lartë do të qëndrojë Presidenti i Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 23 nëntorit kishte miratuar Projektligjin për Zyrtarë Publikë dhe Projektligjin për Pagat.

Me gjithë kritikat e deputetëve të opozitës, Komisioni për Administratë Publike, në mbledhjen e mbajtur kishte miratuar Projektligjin për Paga.

Ministrit i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kostoja buxhetore e projektligjit do të jetë 745 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë