Loading…

Kurti thotë se do ta rregullojë çmimin e barnave, por kjo është kryer nga Ministri Ismaili

  • 30/10/2019 | 12:22

Kurti thotë se do ta rregullojë çmimin e barnave, por kjo është kryer nga Ministri Ismaili

Albin Kurti duke folur për emisionin “New Bugajski Hour”, i pyetur për planin e tij për sektorin e shëndetësisë, Kandidati për Kryeministër i Vetëvendosjes ka deklaruar se do ta rregullojë çmimin e barnave, transmeton Gazeta Metro.


Kurti e ka quajtur të papranueshme që barnat shiten 30 për qind më shtrenjtë në barnatoret që janë në afërsi të spitalit, në krahasim me barnatoret e qendrës së qytetit, duke shtuar se kjo nuk do të tolerohet më.

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, tashmë e ka rregulluar çështjen e çmimit të barnave.

Ismaili, në maj të këtij viti, për herë të parë në Kosovë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ
që rregullon dhe unifikon çmimet e barnave.

“U kry! Çmime të njëjta në çdo barnatore dhe barna më të lira në tërë Kosovën, për të realizuar një kërkesë 20-vjeçare të qytetarëve dhe farmacistëve. Pas një pune shumë sfiduese dhe jashtëzakonisht të vështirë, sot, për herë të parë në Kosovë, nënshkrova Udhëzimin Administrativ që rregullon dhe unifikon çmimin e barnave. Në mungesë të këtij dokumenti, shteti ka blerë mbi 6 milionë euro më shtrenjtë barna spitalore brenda vitit, ndërsa qytetarët kanë shpenzuar nëpër barnatore rreth 10 milionë euro më shumë për barna në vit. Ky udhëzim shënon një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë kosovare. Duke hapur një faqe të re për shtetin dhe qytetarët, ne do të vazhdojmë të jemi në ballë të përgjegjësive tona publike, me qytetarin në qendër të secilës politikë”, kishte shkruar Ministri Ismaili në Facebook…/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë