Loading…

Kurti thotë se VV e solli pavarësinë dhe se është e para

  • 15/02/2017 | 23:08

Kurti thotë se VV e solli pavarësinë dhe se është e para

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ish-lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pohuar se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje


Ai në emisionin Top Show ka deklaruar ishtë pikërisht ky manifestim masiv që i ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve dhe vetë Ahtisaarit se Kosovës nuk mund t’i jepej një pavarësi e cunguar, ndonëse edhe pse pas 9 vitesh ai ende nuk gjen arsye për të festuar.

Kurti, ka folur edhe për marrëdhëniet e tensionuara të Vetëvendosje me Ambasadën Amerikane dhe as nuk i ka kursyer akuzat ndaj ndërkombëtarëve në Kosovë që sipas tij, bëjnë në Prishtinë atë që nuk e bëjnë dot në vendet e tyre.

E Në këtë situatë, Kurti është i bindur se disa politikanëve të Kosovës, iu pëlqen Amerika e Al Capone-s dhe i thonë të bardhës të zezë vetëm se ua kërkon ambasadori i USA.

Albin Kurti tashmë është gati që të futet brenda në godinën e qeverisë së Kosovës, madje ai i rrëfeu gazetarit Alban Dudushi, se për herë të parë këtë vit, sondazhet e ndërkombëtarëve e nxjerrin Vetëvendosjen partinë e parë.Kurti flet edhe për koalicionet e mundshme që ai mund të krijojë.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhen të bashkohen, ndërsa kërkon që të investohet më shumë tek ushtria për sa kohë që fqinjët tanë mund të përfitojnë nga dobësia jonë.

Deputeti i Vetëvendosje Albin Kurti ka rrëfyer edhe se me cilat parti shqiptare në rajon ndihet më afër, vezët që u hodhën mbi kryeministrin Rama nga aktivistët e Vëtëvendosje, por edhe rajonin e trazuar ballkanik. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë