Loading…

Kurti: Tri vjet pa Astritin janë shumë, tri vjet pa drejtësi për Astritin janë tepër shumë

  • 05/11/2019 | 13:51

Kurti: Tri vjet pa Astritin janë shumë, tri vjet pa drejtësi për Astritin janë tepër shumë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se tri vjet pa Astrit Deharin janë shumë, e tri vjet pa drejtësi për të janë tepër shumë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti i cili ka mbajtur një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, tha se të gjithë ata kanë nevojë për drejtësi që të çlirohen nga zemërimi.

“Tri vjet pa Astritin janë shumë e tri vjet pa drejtësi janë tepër shumë. Për Xhemilen e Avniun, Artën e Arsën, Albanën, Lumin e Blinin. Janë tepër shumë për juve për neve për secilin prej nesh dhe të gjithë ne”.

“Jemi tronditur të gjithë kur e arrestuan Astritin më 29 gusht., kur e akuzonin pa aktakuzë, kur mbanin në burg pa e marë në pyetje dhe jemi tronditur tepër shumë kur mësuam që s’do ta shohim”.

“Në qelinë A3 ku kam qenë edhe unë para 12 vjetëve e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore ka konstatuar qysh atëherë që për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste dhe në asnjerën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv, janë zhvilluar teste she s’kanë gjetur kurrfarë medikamenti, trup i shëndoshë plotësisht në aspektin fizik dhe psikik”.

Kurti akuzoi të gjitha institucionet që kishin në përgjegjësi rastin e Deharit duke thënë se u bë një padrejtësi e pashembullt në Kosovën e pasluftës.

“Astirti u mbyt nga regjimi sepse nuk po e merrnin dot në pyetje dhe prokurori nuk e merrte në pyetje sepse Lëvizjes tonë i jepej përgjigje policore për pyetjet që ne ngrisnim. Drejtësia i nxjerr jashtë shoqërisë kriminelët dhe i fut brenda në burg. Por në Kosovë drejtësia dhe sistemi prej burgut te gjyqësia, prej qeveritarëve te prokuroria është bërë vend i krimit në rastin më të rëndë pikërisht me mbytjen e Astrit Deharit”.

“Mbi Astritin është kryer krimi që ditën kur u arrestua deri atëherë kur e humbi jetën. Të gjithë e mbajnë mend mirë se si organizoheshin konferenca kinse ekskluzive nga zyrtarët. Kjo është e pashembullt në Kosovën e pasluftës”../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë