Loading…

Kurti vazhdon me të vetën: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

  • 08/06/2023 | 20:05

Kurti vazhdon me të vetën: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten u ankua për njëanshmëri të të dërguarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe tolerancë ndaj regjimit autoritar të Serbisë.


Në një intervistë për “The Associated Press”, ai tha se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, po i drejtohen Kosovës me kërkesat e Serbisë, derisa tha se sjellja pozitive ndaj një autokrati, nuk e bën atë të mirë.

“Ne këmbëngulim që të sillesh mirë me një autokrat nuk e bën atë të sillet më mirë. Përkundrazi”, tha i pari i qeverisë së Kosovës

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi – përkatësisht Escobar dhe Lajçak – “vijnë tek ne me kërkesa, me kërkesat e palës tjetër”, deklaroi ai.

Së fundmi, serbët u përleshën me policinë e Kosovës dhe më pas me forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke lënë 30 ushtarë të lënduar

Pasi ushtarët u plagosën javën e kaluar, NATO tha se do të dërgonte 700 trupa shtesë në veri të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë