Loading…

Kurti zbulon se kur do të takohet me Isa Mustafën: S’kemi pengesa për të formuar Qeverinë

  • 27/10/2019 | 15:50

Kurti zbulon se kur do të takohet me Isa Mustafën: S’kemi pengesa për të formuar Qeverinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se të hënën do të takohet me Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, ku do të bisedojnë siç tha ai, për çështje ekonomike, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për KosovaPress, Kurti shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kreu i VV’së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK’në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë