Loading…

Kurtishaj: Ngritja e çmimeve të naftës goditi rëndë transportin rrugor

  • 11/05/2022 | 09:23

Kurtishaj: Ngritja e çmimeve të naftës goditi rëndë transportin rrugor

Sektori i transportit rrugor është kyç për zhvillimin e ekonomisë së një vend. Kosova si vend me ekonomi të vogël e ka transportin rrugor deri dikund të zhvilluar, por që vitet e fundit është goditur qoftë nga pandemia apo edhe së fundi nga ngritja e çmimeve si pasoja e agresivit rusi ndaj Ukrainës.


Kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut dhe kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka kërkuar mbështetje institucionale për mbarëvajtjen e këtij sektori.

“Ne kërkojmë mbështetje dhe jo ndëshkime, në këtë rast kërkojmë nga ATK-ja të mos na ndëshkojë me gjoba të cilat nuk janë realiste, transportuesit rrugor janë dënuar për mungesë të kuponëve fiskal, por transportuesit rrugor ndërkombëtar kanë libra dhe asnjëri nuk u ik tatimeve të shtetit”, tha Ruzhdi Kurtishaj sot në RTK.

Ai ka kërkuar ndërhyrje nga qeveria për të mos e lënë të falimentojë këtë sektor kyç për qytetarët e Kosovës.

“Ka kompani nga Kosova që kanë bankrotuar, jemi në një situatë të mjerueshme, këta operatorë kanë mbijetuar për këto 20 vite, shpenzimet janë të njëjta si me 10 udhëtarë si me 50 “, theksoi Kurtishaj.

Sipas tij edhe transportuesit rrugor tani punëson mijëra punëtorë në Kosovë. “Ne kemi të punësuar mijëra punëtor, shpresoj që të kemi mbështetje dhe uroj që sezoni që ka filluar të ec mbar. Shqipëria ka mbi 30 % të pushuesve në Shqipëri dhe kjo është. Kosovarët e kanë shpëtuar turizmin në Shqipëri, në dy anët e kufirit jemi shqiptarë. Duhet të punojmë në dy anët që turizmi të zhvillohet, qytetarët e Shqipërisë të kalojë pushimet dimërore në Kosovë”, tha Kurtishaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë