Kryeministrit Albin Kurti i kërkohet të raportojë në Kuvend për takimin me Vucicin në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo është kërkesë e partisë së tij, përcjell Demokracia.com.
“Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës”, tha ai.
Ndërkaq, vlen të përmendet se të martën ka rifilluar dialogu Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic u takuan të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut, por palët nuk u morën vesh për temat e ngritura.
Kurti tha se sa më shpejt që arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, aq më lehtë do të jetë, pasi ai theksoi se pa njohje të ndërsjellë, asnjëra palë nuk do të mund të anëtarësohet në BE.
Kujtojmë, që ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik./gazetametro.net