Loading…

Kurtit i vjen kërcënimi për protesta: Ti bashkë me Vjosa Osmanin po na largoni nga SHBA dhe NATO

  • 27/02/2020 | 16:59

Kurtit i vjen kërcënimi për protesta: Ti bashkë me Vjosa Osmanin po na largoni nga SHBA dhe NATO

Pas deklaratave të djeshme nga Albin Kurti të cilat u diskutuan shumë, duke vënë në pah pikëpyetje të shumta se çfarë do ndodhte më pas, reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, transmeton Gazeta Metro.


Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, tha se përmes inateve politike, kryeministri Kurti, e kryeparlamentarja Vjosa Osmani janë duke rrezikuar marrëdhëniet me NATO’n e SHBA’të. Dhe si pasojë e kësaj, Gucati paralajmëroi se do organizonin protesta në kryeqytet, bashkë me veteranët e qytetarët, nëse ndodh diçka e tij.

Ai i cilësoj të gabuara deklaratat e Kurtit, ku tregonte për ”zbulimin e marrëveshjes sekrete”, ndërmjet Thaçit e NATO’s.

“Unë i bëj thirrje kryetarit të qeverisë, dhe kryetares së parlamentit, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, mos të merren me këto se nuk na çojnë mirë askund. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për këtë vend dhe ka luftuar për të bërë miq. Ne aleatin më të mirin, dhe mikun e kemi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk kemi nevojë të dalim kundër NATO-s dhe kundër amerikanëve këta janë miqtë tanë, që na kanë ndihmuar ta çlirojmë vendin nga Serbia. Atë letër që e ka bërë publike, ajo nuk është marrëveshje që është dashur të votohet në Parlamentin e Kosovës, ajo ka qenë mes dy arterieve, NATO-s dhe presidentit, apo qeverisë që ka qenë në ato kohë. Kështu që z.Kurti me mendimin tim është duke gabuar”, tha ai për KosovaPress.

Sipas Gucatit e tëra po ndodh për inate politike, duke thënë se prishja e marrëdhënieve me NATO’n nga Kurti është e pamundur.

“Unë i kisha bërë apel z.Kurtit, që marrëdhëniet me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i prish ai. Se na detyron me dal në rrugë edhe me blloku qytetin e Prishtinës, me gjithë veteranët dhe me qytetarët e Kosovës. Nuk ka qytetarë të Kosovës që dëshiron të prish marrëdhëniet me NATO-n dhe me KFOR-in por edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siguria e Kosovës është NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i ruajnë kufijtë e Kosovës sepse e kanë fuqinë dhe kanë mandatin me i ruajt kufijtë e Kosovës”, shton ai.

Kurti i dërgoi letër Vjosa Osmanit, Presidentit Thaçi dhe kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, duke thënë se ishte zbuluar një marrëveshje e fshehtë e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës në 2013, duke i pamundësuar FSK’së shkuarjen në veri të Kosovës pa një dakordim paraprak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë