Loading…

Kurtit në emër e Thaçit si President, falenderimi i Grenellit në Twitter

  • 23/01/2020 | 17:14

Kurtit në emër e Thaçit si President, falenderimi i Grenellit në Twitter

I dërguari i Posaçëm i Presidentit Amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Kosovë për vizitë ku është takuar me liderë të vendit. Këta i ka falenderuar përmes rrjeteve sociale, Hashim Thaçin duke iu referuar si President, ndërsa liderin e VV’së vetëm si Albin, shkruan Gazeta Metro.


Grenell u takua mbrëmë (e mërkurë) me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kurse sot (e enjte) ai ka pasur takime me liderin e LDK’së, Isa Mustafën dhe atë të VV’së, Albin Kurtin.

Ky i fundit pas takimit me të dërguarin e Trump, ka thënë se biseduan për nevojën urgjente për zhvilim ekonomik, ndërsa nuk e ka përmendur fare taksën, ani pse Grenell më parë tha se i ka kërkuar ta heqë nëse vjen në krye të qeverisë.

“Ne diskutuam për nevojën urgjente që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe për të hapur mundësi punësimi”, ka shkruar Kurti.

Në Twitter, Grenell iu përgjigj Kurtit, jo duke iu referuar zyrtarisht por vetëm si Albin, të cilin siç duket as nuk e ndjekë në këtë rrjet social, shkruan Gazeta Metro.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndryshe prej Kurtit ai e falenderoi Kryetarin e vendit, Hashim Thaçin me të cilin darkoi mbrëmë, këtij iu referua si President.

“Faleminderit z.President. Ne duhet të bëjmë progres, që nënkupton duhet të heqim taksën”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Grenell në takim me Kurtin ka kërkuar heqjen e taksës si zëvendësim me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, hapjen e bizneseve të reja evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe punësimin e të rinjve nëpër puna.

Sa i përket koalicionti VV-LDK, ai ka thënë se nuk ka ardhur në Kosovë për të bërë marrëveshje, por për të folur rreth ekonomisë si dhe negociatave Prishtinë-Beograd./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë