Loading…

Kurz dhe Trump: Nëse Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje, mos t’ua zëmë rrugën

  • 21/02/2019 | 09:32

Kurz dhe Trump: Nëse Kosova e Serbia arrijnë marrëveshje, mos t’ua zëmë rrugën

Kancelari austriak i tha presidentit amerikan, se Austria mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve, nëse arrihet marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit.

Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”.

Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar.

“Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai.

Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë.

“Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendime të ndryshme”, theksoi ai në lidhje me takimin me Trumpin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë