Loading…

Kusari dikur thoshte se Pacolli nuk ka vlerë tjetër përveç parasë

  • 17/05/2017 | 21:26

Kusari dikur thoshte se Pacolli nuk ka vlerë tjetër përveç parasë

Pasi Behgjet Pacolli i AKR-së e kishte akuzuar Mimoza Kusari-Lilën për parregullsi në parti pasi e kishte braktisur, as kjo e fundit nuk e la lehtë.


Kusari kishte thënë se Pacolli nuk ka ndonjë vlerë tjetër përveç parasë përderisa e krahasonte me presidentin amerikan Donald Trump.

“Sa i përket milionave është më mirë t’i referohemi të dhënave pranë KQZ. Është obligim ligjor që secili financimin e fushatës ta prezantojë, nëse janë ato miliona atëherë le të dalin se ku janë letrat”,

Ajo pati shtuar se rrugëtimi politik i saj me AKR-në është ndarë, për arsye se zgjidhjet në kuadër të subjektit nuk janë parë si ato që janë të nevojshme për vendin.

Madje Kusari i bëri thirrje Pacollit për të shkuar në partinë e re që ajo dhe Ilir Deda e themeluan, transmeton lajmi.net.

Kusari me partinë e saj Alternativën dje iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës ku më vonë në këtë koalicion hyri edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë