Loading…

Kusari-Lila kërkon të zgjidhet çështja e të pagjeturve në Bruksel

  • 08/03/2017 | 17:02

Kusari-Lila kërkon të zgjidhet çështja e të pagjeturve në Bruksel

Në debatin publik në Gjakovë, i mbajtur sot nga Instituti Demokratik i Kosovës, e pranishme ishte edhe Kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari- Lila.


Ajo ka thënë se në procesin e dialogut pala kosovare nuk ka strategji në raport me Serbinë dhe nuk ka rol pro-aktiv, pasi që çdo herë merret vetëm me reagime ndaj problemeve që shkakton Serbia.

Veç tjerash Mimoza Kusari- Lila tha se tashmë është momenti të kërkohet suksesion me Serbinë si dhe të zgjidhet çështja e të pagjeturve, numri më i madh i të cilëve është nga Komuna e Gjakovës, njofton Klan Kosova.

‘’Tani është momenti kyç që të ridefinohet dialogu i cili duhet të përfshijë: ridefinim të prioriteteve nga pala kosovare, përcaktim të prioriteve tjera, të kërkohet suksesion me Serbinë si dhe të zgjidhet çështja e të pagjeturve, numri më i madh i të cilëve është nga Komuna e Gjakovës’’ është shprehur ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë