Loading…

Kusari-Lila thotë se s’është kapje e shtetit: Dakën e shkarkuam sipas ligjit

  • 18/06/2021 | 15:25

Kusari-Lila thotë se s’është kapje e shtetit: Dakën e shkarkuam sipas ligjit

Ushtrues e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar deklaratat e opozitës të cilët kanë akuzuar pozitën për kapje të shtetit. Ajo ka thënë se shkarkimi i Dakës është bërë sipas dispozitave ligjore, shkruan Gazeta Metro.


Në seancën e ardhshme të Kuvendit, ku pritet të shqyrtohet rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Kusari-Lila tha se raporti jep arsyeje të mjaftueshme për shkarkimin e këtij Këshilli.

“Ne si kryesi kemi pranuar raportin e Komisionit për mediet administratë publike dhe qeverisje lokale që ka vendos që për shkak të shkeljeve të këtij Këshillit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil të Kosovës që ka rekomanduar shkarkimin e 5 anëtarëve. Nga grupet tjera të partive politike u kërkua kthimi prapa sepse nuk ka pasë arsye të mjaftueshme”, tha Kusari-Lila.

Tutje ajo ka thënë se pozita nuk e ka kapur shtetin, ashtu siç po akuzohet na opozita.

“Praktikë e partive opozitare është bërë që të akuzohemi e të etiketohemi që kinse dëshirojmë të bëjmë shkelje e të kapim institucione përderisa gjithçka është sipas rregulloreve dhe ligjeve, unë mendoj që nuk po munden me pranua realitetin”, deklaroi Kusari Lila.

Tutje, ajo tha se shkarkimi i ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, është bërë sipas dispozitave ligjore.

“Derisa ata mendojnë që duhet të procedojnë tutje çështjen e Dakës ne kemi besim të plotë që gjithçka është bërë sipas dispozitave ligjore”, tha Kusari-Lila. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë