Loading…

Kusari-Lila: Zgjedhjet mbahen në vjeshtë, Veseli dje hapi fushatën

  • 20/06/2019 | 19:58

Kusari-Lila: Zgjedhjet mbahen në vjeshtë, Veseli dje hapi fushatën

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është e bindur se zgjedhjet do të mbahen në vjeshtë, e se fushatën për to e ka hapur kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.


Ajo në RTK, ka thënë se kjo verë do të jetë e fundit për këtë legjislativ dhe ekzekutiv, dhe deputetet po presin që t’i bëjnë dy vjet e një ditë mandate në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Vjeshta do të jetë me zgjedhje të parakohshme, për këtë dje ka hapur fushatën kreu i PDK-së, Kadri Veseli, duke larguar nga detyra ata zyrtarë të kësaj partie që dyshohen dhe kanë aktakuza për korrupsion”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se Kuvend e Qeveri më të dobët Kosova nuk ka pasur deri me tash, dhe sipas saj sa më shumë që të zgjatet kjo qeveri aq më të mëdha do të jenë dëmet.

Kusari- Lila ka folur edhe për padinë që e ka fituar pjesërisht ndaj Ardian Gjinit për shpifje, duke thënë se do të apeloj vendimin dhe do të kërkojë që padinë ta fitojë komplet.

Sipas Kusari-Lilës qeverisja në Gjakovë është për keqardhje dhe shumë e dëmshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë