Loading…

Kusarit i përkujtohet kur e quante Thaçin ‘personalitet historik’ dhe Kurtin ‘jo-realist’

  • 04/12/2022 | 10:08

Kusarit i përkujtohet kur e quante Thaçin ‘personalitet historik’ dhe Kurtin ‘jo-realist’

Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, e cila kohëve të fundit po mbron zëshëm subjektin politik që po përfaqëson, i është përkujtuar një deklaratë e dhënë më 2017-ën për figurën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti.


Në deklaratën e përkujtuar nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, Kusari më 2017-ën e quan ish-preisdentin Thaçi si personalitet historik, ndërsa për kryeministrin Kurti thotë se është surrealist.

“Z. Thaçi e ka një karakteristikë që me bashkëpunëtorë sillet me formën shumë kulturume dhe, unë personalisht, nuk kom pasë ndonjë përvojë të keqe me të. Do të njihet për rolin e tij në UÇK, natyrisht për angazhimin në shpalljen e vendit të pavarur. Dihet dhe do të mësohet në histori kush e lexoi deklaratën e Pavarësisë”, deklaronte ajo për Thaçin.

“Surrealist. Për disa procese ose për disa gjana që nuk shkojnë bash krejt me realitetin. Definitivisht nuk pajtohem me disa metodat që aplikon subjekti. Konsideroj që z. Kurti ka shku pak larg me qasjen e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, përshkruante dikur Kusari Kurtin.

Shefja e GP-së së LVV-së ka ngjallur reagime pasi në njoftimin për vizitën e saj tek ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Paraburgimit në Hagë, përmend vetëm Rexhep Selimin, teksa Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafës, i referohet si “të tjerët”.

Deputetja e PDK-së në Kuvend, Eliza Hoxha e ka quajtur Kusarin “shpirt-ngushtë”, duke ia përkujtuar po ashtu edhe të kaluarën politike të saj.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja tjetër e PDK-së, Blerta Deliu, duke thënë se një gjë e tillë është “e pritshme prej saj”.

Kusari-Lila ka histori të bujshme politike, e cila ka provuar gati se të gjitha partitë ekzistuese në vend. /Lajmi.net/

Kusari nuk i përmendi me emra ish-krerët e UÇK’së, Hoxha: Shpirtëngushtë, me ‘këta të tjerët’ ke punuar e je rrit me ta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë