Loading…

Kush do të lëshojë pe për marrëveshjen: Vetëvendosja a po LDK’ja?

  • 25/01/2020 | 13:30

Kush do të lëshojë pe për marrëveshjen: Vetëvendosja a po LDK’ja?

Nga Vetëvendosja insitojnë se posti i Kryeparlamentarit nuk do të diskutohet asesi në takimet me LDK’në nëse do të ketë këto ditë, deri të dielën siç u ka dhënë afat i pari i LDK’së Isa Mustafa, shkruan Gazeta Metro.


Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që nga posti i kryetarit të Kuvendit të jap dorëheqje Galuk Konjufca, krejt kjo nëse ata dëshirojnë koalicion për formimin e qeverisë së re.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se takimi LVV-LDK do të ndodhë shumë shpejt, por posti i kryeparlamentarit nuk duhet të paraqesë problem.

“Ka vullnet të dyanshëm politik që të arrihet një marrëveshje. LVV’ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte që nga fillimi, LVV’ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK’në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin, ju e dini se çështja ka ngecur në fillim tek Presidenti, ne kemi dashtë që kjo të jetë jashtë marrëveshja, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV’ja.”, pohoi ajo.

Ndërsa, nga LDK’ja po kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që nga posti i kryetarit të Kuvendit të jap dorëheqje Galuk Konjufca, krejt kjo nëse ata dëshirojnë koalicion për formimin e qeverisë së re.

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu ka thënë se partia e tij nuk ka diçka kundër Glauk Konjufcës personalisht dhe se nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo në koalicion duan të hyjnë si të barabartë dhe jo të nënshtruar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e konteston personalitetin e tij, mirëpo ne si LDK e kemi një ofertë tonën që mendojmë që është e drejtë dhe gatishmëria jonë nuk është me hy në koalicion si të dëmtuar apo të nënshtruar, por me hy në një koalicion të barabartë dhe të balancuar, ku lexohet drejtë vota e qytetarit”, ka thënë Veliu.

Në medie u raportua se Glauk Konjufca është afër dorëheqjes për t’i liruar rrugë marrëveshjes së koalicionit mes dy partive për formimin e qeverisë.

Por, krejt ndryshe po thonë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata janë deklaruar se kjo nuk do të ndodhë, Konjufca do të jetë në postin që është zgjedhur me 75 vota nga deputetët e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë