Loading…

Kush e çliroi Kosovën?

  • Nga

  • MIGJEN KELMENDI

  • 12/06/2021 | 15:27

Kush e çliroi Kosovën?

I edukuem ne fryme te nji nacionalizmi te mendafshte, ku mendohej se me bukurshkrim, poezi, kange e aktivizem qytetar Kosova ka me u ba e lire, kam qene i bindun se ne gjallje teme kjo s’ka me ndodhe, sepse asht nji rruge e gjate qe ndoshta vetem gjeneratat tjera kane me perjetue.


Shkruan – Migjen Kelmendi

Ndodhi qe Kosoven e lire e perjetova i gjalle dhe i lumtun si krejt ju! S’mujsha me besue!

Pjesen teme te pergjegjesise dhe kontributin modest per me gezue kete dite e kisha krye!

Pamjet e hymjes se trupave te NATOs dhe UÇKs ishin historike. Gjasonin me çlirimin e Parisit… Romes….Prages…mbas L2B, kur bota e civilizueme u ba bashke me mposht nji force te lige siç ishte Hitleri asokohe, dhe Milosevici kesokohe.

Sot, me gjase njerez qe pergjegjesine ndaj kesaj lirie s’e kane ndie, e kane huq, s’e kane kuptue, e politizojne dhe kontestojne kete dite qe po e gezojme te gjithe bashke, me pyetjen – Kush e çliroi Kosoven?

Kryesisht atyne qe ishin te painformuem, te hutuem, te gatshem edhe me u nenshtrue, pa idene e lirise e te sakrifices, pergjegjja ne kete pyetje ishte e thjeshte: NATO, po kush!

Sa here permendet roli i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, komentet jane minimizuese, bile shpesh edhe perçmuese.

Krejt kjo perpjekje mos me kuptue dhe me e perçmue rolin e UÇK ne çlirimin e Kosoves spjegohet lehte me nji parabolle te njoftun prej historie:
ndoshta nuk ju shkon mendja se Enver Hoxha me nji grusht katundaresh te jugut dhe Tito me shefat e Enverit, Mugosa’n e Miladinin, e kane mposht makinerine naciste te Hitlerit?!

Per me shkaterrue ate ushtri u desht me hy ne lufte fuqite ma te medhaja perendimore e lindore te globit. Por ata u gjeten ne anen e duhun te historise.
Roli historik qe luejti rebelimi ushtarak i UÇK ishte thyemja e paqes se rreme qe Milosevic e kishte instalue ne Kosove, tue e permbrendesue levizjen paqesore te Rugoves.

E kam thane dhe po e perseris ne kete dite: Levizja paqesore e Kosoves perfundoi ne zyren e kriminelit Milosevic, kur ai e mori peng familjen e Rugoves dhe e detyroi me i shkue ne zyre ne Beograd, me ja dhane doren dhe me nenshkrue dokumentin e perbashket kunder intervenimit te NATOs.

Ky ishte akti i fundit i fiaskos se Levizjes paqesore te Kosoves.

Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.

Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt). Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!).

Jam perpjeke me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si – pushtim.

Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, u hape rruga per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevoja e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.

Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove.

Ushtria Çlirimtare e Kosoves u gjete ne anen e drejte dhe fituese te historise.

Kjo asht pergjegjja!

Edhe njihere:
Urime Kosove per Diten e Çlirimit!

(Autori është publicist i njohur nga Prishtina dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës)

 

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë