Loading…

Kush është aktori më i mirë për Tom Hanks

  • 10/12/2021 | 19:23

Kush është aktori më i mirë për Tom Hanks

Nuk është diçka kontraverse të thuash se Tom Hanks është ndër aktorët më të mëdhenj të gjallë. Për talentin e tij flasin çmimet shumta. Qysh nga koha kur ka fituar çmimin e parë Oscar për filmin Filadelfia, ishte e qartë se Hanks është thjeshtë i shkëlqyeshëm, por kur ai rikujton këtë film, nuk mundet pa e përmendur Denzel Washingtonin.


Para shfaqjes së filmit të dramës së Shekspirit “ Tragjedia e Makbethit” me skenar dhe regji Joel Cohen, ku luan Washington, Hanks ka ftreguar se çfarë ka mësuar duke parë aktrimin e Denzel Washingtonit, e kur ky vetëm ka qëndruar i ulur afër tij. këtë eksperiencë Hanks e ka quajtur ligjëratë aktrimi.

“ Vetëm kam ndenjur afër tij për tre javë duke e xhiruar një proces gjyqësor. Nuk kam pasur dialog. Kjo ishte një ligjëratë aktrimi. Ai nuk ndjek asnjë rregull, por e ndjek momentin. Skena një me një me të është lojë e vështirë, ai ju nxit të jeni në rrjedh dhe të bëni më shumë” ka thënë Hanks.

Filadelfia është një film që ka në qendër protagonistën që e luan Hanks, i cili paditë punëdhënësin pasi e largon nga puna vetëm që është homoseksual dhe i infektuar me HIV.

Washington ndërkaq luan avokatin që lufton në emër të tij. Hanks është ai që e ka fituar Oscarin për filmin Filadelfia, por thotë se ka mësuar shumë duke punuar me Denzel Washingtonin, vetëm duke e shikuar lojën e tij. Hanks ka shkuar tutje duke e quajtur Denzel Washingtonin aktorin më të madh të kohës tonë duke e krahasuar me Marlon Brandon, Lawrence Olivier “Ai është Brando, Nicholsoni, Olivier’i ynë” ka thënë Hanks.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë