Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nezir Çoçaj ka njoftuar se nga dita e sotme e ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Por, pas dorëzimit të mandatit të deputetit Çoçaj, vendin e tij pritet ta zë një tjetër njeri i PDK’së, shkruan gazetametro.net.
Bëhet fjalë për deputetin e ri të Kuvendit të Kosovës, Rafet Rama, i cili është nga i njëjti vend me Thaçin, Skenderaj, mirëpo nga fshati Prekaz.
Kujtojmë se Rama kishte qenë kundër kandidat për president i Kosovës, ai kishte sfiduar Thaçin në vitin 2016, shkruan gazetametro.net.
Ai ka qenë oficer në Trubat Mbrojtëse të Kosovës dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dy mandate.
Gjatë viteve të ’90-ta, Rama ka qenë Komandant Batalioni në Brigadën 114 ‘Fehmi Lladrovci’ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan gazetametro.net.
Nga viti 1999 deri në vitin 2000, ka qenë këshilltar për Siguri në Ministrinë e Rendit, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës dhe nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka qenë zyrtar për trajnime në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës./gazetametro.net