Loading…
Kush është gjermani që ndërmjetësoi takimin në Berlin mes Kosovës dhe Serbisë
  • 20/06/2019 | 19:27

Kush është gjermani që ndërmjetësoi takimin në Berlin mes Kosovës dhe Serbisë

Jan Hecker, këshilltar për Politikë të Jashtme i kancelares gjermane, Angela Merkel ka udhëhequr takimin e djeshëm në Berlin mes palës kosovare dhe asaj serbe, shkruan Gazeta Metro.


Hecker që tani po ka pozitën e këshilltarit për Politikë të Jashtme të Merkelit, është njeriu i afërt me kancelaren që po i beson për zhvillimet e fundit në Ballkan.

Burimet brenda zyrës së kryeministrit kanë bërë të ditur se Hecker ka kërkuar nga pala kosovare që taksa ndaj produkteve të Serbisë të hiqet.

Këshilltari gjerman madje kishte qëndruar në Kosovë me 12 mars të këtij viti, ku patën takime me dyer të mbyllura me kryeministrin Haradinaj, shkruan Gazeta Metro.

Nga Haradinaj ai pati kërkuar të heq taksën ndaj produkteve të Serbisë, pasi me vendosjen e saj është ndalur dialogu me Serbinë dhe është ndalur çdo proces i Kosovës në rrugën e saj drejt Evropës.

“Pozicioni i Berlinit është i qartë, dialogu është i rëndësishëm dhe ai duhet të vazhdojë, taksa është pengesë, hiqeni taksën”, pati treguar kryeministri Ramush Haradinaj qëndrimin që kishin dy këshilltarët kryesorë të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg../gazetametro.net

Takimi me këshilltarët e Haradinajt dhe Vucicit u mbajt në Berlin: Këto ishin temat që u folën

 

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë