Loading…

Kush është Mihali?: Rusi i arrestuar sot në Veri i cili ishte i kamufluar si diplomat

  • 28/05/2019 | 12:14

Kush është Mihali?: Rusi i arrestuar sot në Veri i cili ishte i kamufluar si diplomat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në Mitrovicën e Veriut është arrestuar edhe një shtetas rus i cili ishte kamufluar si diplomat, transmeton Gazeta Metro.


Metro mëson se rusi i arrestuar sot në Veri njihet me emrin ‘Mihal’ nga banorët atje dhe nga autoritetet serbe në Beograd.

Mihael Krasneoschenko ishte kamufluar si diplomat në Veri dhe deklaronte se punonte si punëtor i administratës së UNMIK’ut në atë pjesë të vendit.

Por, Metro mëson se deri sa policia po kryente bastisjet në Veri dhe hetimet e mëhershme, ky person është mundur t’i pengojë ata.

Mirëpo Policia ka arritur të bëjë identifikimin e tij dhe ta kryejnë arrestimin e tij sot në Veri.

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar madje edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ka edhe një rus të arrestuar, që ishte kamufluar nën petkun e një diplomati për të penguar policinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Arrestimi i rusit Mihael në Kosovës ka ngjallur reagime të ashpra edhe në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vucic ka thënë se ka informuar edhe Rusinë për këtë arrestim të bërë nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë se sot gjatë aksionit të madh të Njësisë Speciale në Veri, rezistencë të armatosur nga serbët ka pasur në Zubçë të Zubin Potokut./gazetametro.net

Momenti kur Njësia Speciale blindon Zubin Potokun: Arreston komandantin e Policisë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë