Loading…

Kush është Princi i drogës që u arrestua sot në Pejë: Ishte arratisur nga burgu norvegjez në mënyrë sepektakulare

  • 09/12/2019 | 19:07

Kush është Princi i drogës që u arrestua sot në Pejë: Ishte arratisur nga burgu norvegjez në mënyrë sepektakulare

Princ Dobroshi është nga Kosova, i identifikuar si bos i krimit, dikur shumë aktiv në Europë, sidomos gjatë vitet 1990 i cili merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh. Që nga viti 2006 ai  jeton në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroins, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.

Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis  nga burgu Ullersmo në vitin 1997.

Ai pas arratisjes nga burgu në Norvegji, ndërsa veprimtarin e tij kriminale e vazhdoj në Republikën Çeke, ku grupi i tij shpejt dominoi trafikun e drogës.

Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tash në kryeqytetin Çekisë, në Pragë.

Me 6 shtator 2000, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike, për shkak të  sigurisë se lartë.

Por çka ndodhi, intervistat u anuluan për shkak të autobusit që mbante anëtarët e gjykatës, u përplasur me një kamion, ku mbeten të vdekur 3 anëtarët e saj, shkruan Gazeta Metro.

Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e tij.

Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Ai pastaj u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza e tij. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.

Ai  kishte pranuar se kishte miqësinë me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestua në Norvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.

Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.

Ndërsa sot, Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, i cili ishte bërë për shkak të një përleshje në qytetin e Pejës dhe për armbajte pa leje.

Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë