Loading…

Kush është pronari i dyqanit që u vra dhe gruaja që plagos, dalin detaje të reja

  • 25/04/2018 | 22:22

Kush është pronari i dyqanit që u vra dhe gruaja që plagos, dalin detaje të reja

Agim Buci, 52 vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij Merita Buci, 44 vjeçe është plagosur, nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë.


Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti është pronar i një minimarketi në rrugën “OSBE”. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, aty janë futur për të grabitur persona ende të paidentifikuar. Situata ka agravuar dhe nga keqbërësit është qëlluar me armë zjarri. Nga qitjet e armëve, të plagosur kanë mbetur burrë e grua, të cilit ishin prezent në biznes të dy.

Ata janë transportuar në spital, por Agim Buci nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, sipas burimeve mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor është ngritur për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera, ndërsa vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit”, njoftoi Policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë