Loading…

Kush është Shkumbin Mehmeti: Vrau policë kosovarë e ndërkombëtar e pastaj bashkëpunoi me drejtësinë

  • 22/09/2019 | 22:52

Kush është Shkumbin Mehmeti: Vrau policë kosovarë e ndërkombëtar e pastaj bashkëpunoi me drejtësinë

Shkumbin Mehmeti, kishte qene pjesë e një grupi kriminal që ka marrë pjesë në vrasje, kontrabandim të lëndëve narkotike, plaçkitje, hajni, vrasje, eksplodime, kidnapime.

Mehmeti, ish-pjesëtar i UÇK-së dhe SHPK-së, prej marsit të vitit 2004 është në burg. Ai pretendon se di për të paktën 6 vrasje, tri prej të cilave me motive politike.

Këto dëshmi ua ka dhënë prokurorëve ndërkombëtarë të EULEX-it. Mehmeti aktualisht është në burgun e sigurisë së lartë në Gërdovc duke vuajtur dënimin me burgim prej 30 vjetësh për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe njëri i Kosovës në një shkëmbim zjarri afër Podujevës. Në këtë krim Mehmeti ka thënë se ka qenë pjesëmarrës por jo kryesor.

I njohur me nofkën “diamant”, Shkumbin Mehmeti, kishte tronditur opinionin publik duke folur për vrasjet politike të pasluftës.

Ai është duke e vuajtur dënimin prej 30 vjetësh për vrasjen e dy policëve, njëri i UNMIK-ut dhe njëri i Kosovës pas një shkëmbimi zjarri afër Podujevës. Në këtë krim Mehmeti tha më vonë në media se ka qenë pjesëmarrës, por jo kryesor.

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar që ishte shfaq në televizon ” ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të shumë vrasjeve të pasluftës në Kosovë dhe ka folur për veprimtarinë e një grupi të njerëzve, që ai ka thënë se kryen disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.

Ai poashtu kishte deklaruar se ishte anëtar i këtij grupi, bashkë me vëllezërit Kelmendi, kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Mehmeti i cili ka qenë polic i SHPK-së kishte dëshmuar për një seri procesesh hetimore. Ka thënë ser ishte i ngarkuar për vrasjen e njerëzve që konsideroheshin e keqja e vendit, mes të cilëve edhe anëtarët e LDK-së.

Mehmeti kishte thënë se këta njerëz që janë në politikë u kishin thënë se njerëzit e LDK-ja e ka penguar luftën, është parti pacifiste dhe i ka sjell vendit dëm shumë të madh. Ai kishte pohuar se ka qenë i manipuluar prej personave të ndryshëm të cilët janë thirrur në emër të patriotizmit.

“Ka qenë njëfarë stimulimi me vepru kundër njerëzve të LDK-së. Ka pas persona prej Pejës që kanë fol dhe na kanë stimulu që me i luftu këta njerëz. Mirëpo jo me laps por me forma tjera”, kishte thënë Mehmeti.

Pas deklarimeve të tilla, Shërbimi Korrektues i Kosovës , Mehmetin e kishte ekspozuar para një rreziku të lartë, dëshmitarin e mbrojtur. Ata e kanë futur Mehmetin në të njëjtin automjet transporti me Bedri Krasniqin, nga Burgu i Sigurisë së Lartë deri në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë transportit, dëshmitari Mehmeti, është kërcënuar nga Bedri Krasniqi, i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e dy policëve: Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj, i dënuar për rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina, si dhe i akuzuar për vrasjen e dy policëve të tjerë më 2004.

Krasniqi i ka thënë Mehmetit se “e di ku e ke familjen dhe e di adresën”, si dhe ka shtuar: “Nëse vazhdon të dëshmosh do të kesh pasoja”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë