Loading…

‘Kush frikësohet nga korona virusi’: Budallai që lëpinte produkte në raftin e dyqanit arrestohet

  • 25/03/2020 | 22:31

‘Kush frikësohet nga korona virusi’: Budallai që lëpinte produkte në raftin e dyqanit arrestohet

Një mashkull që kishte ‘sfiduar’ pandeminë e COVID-19 duke xhiruar veten duke lëpirë produkte në Walmart në SHBA është arrestuar të martën në SHBA dhe mund të përfundoj me 5 vite burgim, transmeton Gazeta Metro.


Videoja virale shfaqte një mashkull, më vonë i identifikuar si Cody Pfister nga Warrenton në shtetin e Missouri, duke lëpirë disa produkte tualeti në rrjetin e dyqaneve Walmart në SHBA pasi kishte deklaruar “Kush frikësohet nga korona virusi?.

Videoja që ishte ndarë në Tik Tok dhe Twitter, u bë e famshme në botë për shkak të këtij akti të papërgjegjshëm të këtij personi, pandemi apo jo.

Pfister është akuzuar nga prokuroria me kryerjen e kërcënimit terrorist të shkallës së dytë, informacion tjetër nuk është lëshuar deri tani.

Ka edhe video tjera të tilla nga njerëz që sfidojnë veten në këtë mënyrë, siç ishte një që lëpinte guacën e tualetit të tij, por dallimi mes këtyre dy njerëzve është se ai po lëpinte guacën e vet e po rrezikonte veten e jo të tjerët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë