Loading…

Kush i hapi dyert e Kuvendit të Maqedonisë në natën kritike (Video)

  • 03/05/2017 | 21:34

Kush i hapi dyert e Kuvendit të Maqedonisë në natën kritike (Video)

Edmond Ademi, zyrtar i lartë i LSDM’së, njëherësh bashkëpunëtor i afërt i kreut të kësaj partie, Zoran Zaev, ka shpjeguar incidentin e ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë, gjatë mbrëmjes së të enjtes, kur përkrahësit e Nikolla Grueskit ndërpren seancën e emërimit të kreut të Kuvendit, duke lënduar rëndë disa prej deputetëve.


Ademi në emisionin Komiteti, ka treguar se si filloi i gjithë sulmi dhe kush fillimisht u mundësoi hyrjen përkrahësve të Gruvskit.

Sulmin ku mbetën të lënduar shumë prej deputetëve, e më së shumti deputeti shqiptar, Ziadin Sela, zyrtari i LSDM’së thotë se mundësuan deputetët e VMRO’së, që i hapën dyert huliganëve.

Sipas Ademit, mekanizmat brenda Kuvendit pamundësojnë hyrjen e dhunshme të kujtdo, mirëpo, siç thotë ai, jo vetëm depërtimin e huliganëve, por edhe drejtimin e tyre e bënë deputetët e partisë së Gruevskit.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë