Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique në transmetimet tani të famshme në ‘Twitch’ së fundmi ka qenë së bashku me anëtarin e stafit të tij te Spanja (trajneri i fitnesit), Rafel Pol. Ky i fundit është pyetur nga tifozët kë do të zgjidhte mes Erling Haaland dhe Vedat Muriqit, transmeton Gazeta Metro.
Ai thotë se pa dyshim që do të zgjidhte ‘El Pirata’, ndërsa thotë se e mbajnë mend sulmuesin kosovar që nga përballja e Spanjës me Kosovën dhe i kishte lënë përshtypje.
”Epo, Muriqi është një lojtar që e njihnim tashmë kur u përballëm me Kosovën dhe më pëlqeu që atëherë duke menduar gjithashtu se do të bënte një punë të mirë në Mallorca kur të transferohej, mua më pëlqen Haaland, por sigurisht pa dyshim që zgjedh “El Pirata” Muriqin,” ka thënë Pol.
Haaland or Muriqi ? 🤣
Well, Muriqi is a player we already knew when we faced Kosovo and I liked him since then also thinking he would do a good job in Mallorca when he moved, I like Haaland but of course no doubts I pick “El Pirata” Muriqi 🏴☠️.pic.twitter.com/p5fqkxMTKx
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) November 26, 2022
Kujtojmë se Muriqi është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me tetë gola të realizuara nga 12 ndeshje, duke shënuar kështu 66% e golave të skuadrës, kurse ka dhuruar edhe një asistim.
Forma e mrekullueshme e Vedat Muriqit gjatë këtij edicioni me Mallorca ka bërë që Aston Villa të interesohet për gjigantin kosovar. /gazetametro.net
Klubi i famshëm anglez i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për Vedat Muriqin