Loading…

Kush ishin serbët e uniformuar që hynë në Kosovë (Foto/Video)

  • 13/02/2017 | 14:31

Kush ishin serbët e uniformuar që hynë në Kosovë (Foto/Video)

Ditë më parë mediat kanë publikuar lajmin për një aktivitet të gushtit të vitit të kaluar që është mbajtur në territorin e Kosovës, në Leposaviç e ku shihen persona me uniforma serbe dhe të armatosur. Për këtë sot ka dhënë sqarim drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës.


Ai me këtë rast ka thënë se ky aktivitet ka qenë komplet brenda ligjeve të Kosovës, dhe i organizuar nga një OJQ e regjistruar në institucionet e Republikës së Kosovës, nga qytetarë serbë, shtetas të Kosovës, raporton gazetametro.net.

Serbet e uniformuar ne Leposavic

“Nga informacionet që ne i kemi të verifikuara mund të konstatojë se bëhet fjalë për një aero klub, aero soft, e cila është e regjistruar si një organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe i përket shoqërisë sportive, dhe qëllimi i saj është të promovojë disiplinat sportive”.

“Nga informacionet që ne kemi verifikuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, kjo OJQ është e formuar në bazë të ligjit për bashkëpunim të OJQ’ve. Organizata në fjalë operon në veri të Mitrovicës, dhe udhëhiqet nga Momcilo Orlov, i lindur në vitin 1976. Origjina e tij vjen nga Republika e Kroacisë, dhe banon në veri të Mitrovicës që nga viti 1996, dhe i njejti është edhe themelues i kësaj organizate, së bashku me një person tjetër, poashtu nga Mitrovica e veriut”.

Maxhuni ka thënë se personi që e udhëheq këtë organizatë në bazë të të dhënave të policisë, nuk ka të kaluar kriminale, dhe armët që janë përdorur në këtë aktivitet, nuk janë armë zjarri.

3

“Themeluesi i kësaj organizate posedon dokumentacionin, letërnjoftimin e Republikës së Kosovës. Ndërsa në kuadër të masave që policia e ksooves ka ndërmarr ndaj këtij personi. Ai nuk është person i cili ka të kaluar kriminale. Policia e Kosovës ka bërë edhe verifikime më të gjëra sa i përket anëtarëve të këtij klubi. Bazuar në statusin e kësaj OJQ’je, mjetet të cilat përdoren për kategori, nuk janë armë zjarri, pasi ligji e përcakton saktë. Këto pajisje shfrytëzojnë sfera plastike si municion. Kjo OJQ është e regjistruar në Ministrinë e Administratës së Republikës së Kosovës, dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm”.

“Nga informacionet e siguruara, pajisjet të cilat përdorin anëtarët e kësaj organizate, pra veshjet e kamufluara, janë blerë në Prishtinë në dyqanin Melodia. Ndërsa, pajisjeve që duken si armë, në bazë të verifikimeve të policisë, ato nuk janë armë reale, por pajisje imituese, më tepër lodra, që shfrytëzohen nga klube të tilla, për qëllim rekreacioni, sporti”.

Sipas Muxhunit, edhe në ditën e aktivitetit, policia e Kosovës, ka qenë prezente dhe ka monitoruar atë aktivitet.

Serbet e uniformuar ne Leposavic

“Aktiviteti i kësaj organizate është mbajtur gjatë muajit gjusht të vitit 2016. Aty shihet edhe prezenca e pjestarëve të policisë së Kosovës, por ata kanë qenë aty për ta monitoruar aktivitetin”, ka thënë ndër të tjera Maxhuni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë