Loading…

Kush janë dy zyrtarët kosovarë që firmosen marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe të autostradave Kosovë-Serbi?

  • 14/02/2020 | 10:48

Kush janë dy zyrtarët kosovarë që firmosen marrëveshjen për linjën hekurudhore dhe të autostradave Kosovë-Serbi?

Historike është quajtur sot nënshkrimi i marrëveshjes për linjat hekurudhore dhe të autostradës mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë takim të organizuar dhe të finalizuar nga i dërguari i Special i presidentit të SHBA’ve, Donald Trump, ambasadori Richardh Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për bashkëpunim në këto dy fusha.

Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Veseli dhe Qupeva kanë qenë në dakordim me presidencën kosovare dhe ambasadën amerikane.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe dy presidentët e dy shteteve, Hashim Thaçi nga Kosova dhe Aleksandar Vucic nga Serbia.

Po ashtu nënshkrimi i këtyre dy marrëveshje është bërë edhe në prani të dy ambasadorëve amerikan, atij të Kosovës, Philip Kosnett dhe atij në Serbi, Anthony Godfrey./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë