Loading…

Kush janë fajtorët për gjendjen e keqe në arsim

  • 06/12/2016 | 18:51

Kush janë fajtorët për gjendjen e keqe në arsim

Sot nxënësit kosovarë u radhitën gati të fundit për nga niveli i arsimit. Këtë e bëri Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve/Studentëve, meqë rast u konstatua se nxënësit kosovarë janë në vendin e 68-të nga 72 vende ku kryhet kjo matje, shkruan Gazeta Metro.


E, përgjegjësitë për këtë po i vishen gati të gjithëve, përfshirë edhe prindërit. Jusuf Thaçi, njohës i arsimit, ka thënë se për nivelin e arsimit në Kosovë përgjegjës janë të gjithë.

“Përgjegjës për këtë nivel të dobët të arsimit në Kosovë, që e konfirmoi PISA, janë të gjithë në Kosovë, institucionet qendrore, institucionet lokale, shoqëria, drejtorët, mësimdhënësit, prindërit”, ka thënë Thaçi për Gazetën Metro.

Ai gishtin e drejton për nga institucionet qëndrore dhe lokale por, sipas tij, pjesë të madhe të përgjegjësisë kanë udhëheqësit e shkollave dhe vet mësimdhënësit.

“Zyrtarisht gishtin duhet drejtuar institucioneve përgjegjëse qendrore dhe lokale që janë përgjegjësit kryesorë, por sigurisht që pjesë të madhe të përgjegjësisë mbajnë edhe udhëheqësit e shkollave dhe vet mësimdhënësit”, ka thënë ai.

Ndryshe, arsimin në Kosovë në këto 16 vite e kanë udhëhequr 5 ministra të ndryshëm. Në vitet para pavarësisë së Kosovës, me arsimin kanë udhëhequr ministrat e LDK-së, Rexhep Osmani dhe Agim Veliu. Ndërkaq, tre ministrat tjerë kanë ardhur nga radhët e PDK-së. I pari nga ta ishte Enver Hoxhaj, tash ministër i Punëve të Jashtme. Më pas, atë e pasuan bashkëpartiakët e tij, Ramë Buja dhe Arsim Bajrami, i cili edhe tani është ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë