Loading…

Kush janë prezantuesit e Festivalit të 55 në RTSH

  • 08/12/2016 | 19:29

Kush janë prezantuesit e Festivalit të 55 në RTSH

Festivali i 55-të i Këngës në RTSH pritet të çelë siparin në datat 21-23 dhjetor. Pasi jemi njohur me 24 këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion muzikor ka mbërritur momenti të zbulojmë edhe çiftin e prezantuesëve të këtij edicioni.


Produksioni i festivalit këtë vit ka menduar t’i besojë prezantimin dy personaliteve shqiptare të njohur për karrierën e tyre në Gjermani.

15403132_10210790085366178_1540548581_n

Blitz.al ka zbuluar emrin e parë dhe bëhet fjalë për aktorin shqiptar, Kasem Hoxha, i cili jeton prej dy dekadash në Gjermani dhe është një emër i njohur në kinematografinë gjermane. Aktori shqiptar numëron më shumë se 40 role dhe është gjithashtu pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të filmit.

Në festivalin e filmit në Këln konkurroi për titullin “Maska e artë“ si aktori më i mirë dhe disa nga filmat, ku ai ka interpretuar janë: Tatort-Operation Hiob, SOKO Wien/Donau, Wir müssen reden, Zelle, Ein Fall für Zëei, Alive(prodhim shqiptaro-francez) etj. Ndërsa për publikun shqiptar është bërë i njohur me filmin “Alive” të Artan Minarollit.

ledina-celo

Bukuroshja që do të shoqërojë aktorin në prezantimin e festivalit do të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo. Sipas revistës Who, artistja nuk do të jetë thjesht një moderatore, por një “showgirl” në të gjitha kuptimet. Ledina Çelo është një nga zërat më të mirë shqiptar. Ajo ka qenë disa herë fituese e festivalit që sivjet do të moderojë dhe ka përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në “Eurosong”. Nëna e dy fëmijëve, do të kthehet enkas nga Gjermania për këtë event./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë