Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, i ka mirëpritur kandidati i Nisma-s për Kosovën, Isa Xhemajlaj, edhe pse ato e quan në balotazh me kandidatin tjetër Ramiz Lladrovci, i cili ësht kandidat i PDK-së.
Me 18 dhjetor Xhemajlaj do të ketë një shans tjetër për të marr pishtarin e të parit të komunës së Drenasit. E për këtë thotë se e ka edhe mbështetjen e gjithë opozitës.
“Shpresoj se ata qytetarë edhe në raundin e dytë, do ta mbajnë të njëjtin qëndrim”, ka thënë ai duke shtuar se ka raporte të mira me të gjithë kandidatët e partive opozitare dhe elektoratin e saj.
“Ende nuk kemi nisur komunikimet me përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare sa i përket balotazhit, por brenda pak dite do të definohet çdo gjë”, ka deklaruar Xhemajlaj në një intervistë në Tribuna Channel.
Ai ka thënë se votat e shumta për Xhavit Drenorin nuk ishin befasuese, pasi që ai qysh moti është shprehur për ndryshime në komunën e Drenasit.
Kur Xhemajlaj foli për mbështetjen e opozitës, një gjë të tillë nuk do ta ketë edhe nga kandidati i lartpërmendur Xhavit Drenori. Ky i fundit i cili në zgjedhjet e së dielës mori 12.58 për qind të votave, si kandidat i pavarur duke u radhitur i treti pas PDK-së dhe Nismës, ka bërë me dije se nuk do ta mbështesë asnjërin kandidat në balotazh.
Ai ka thënë se nuk do t’u sugjerojë dhe as nuk do t’ua imponojë votuesve të vet se kë duhet ta votojnë më 18 dhjetor në balotazh.
Drenori përmes një interviste për gazetën “Epoka e Re” i ka bërë thirrje PDK’së të reflektojë dhe ta analizojë situatën pse nuk i fitoi zgjedhjet më 4 dhjetor.
Por për një gjë të tillë nuk është deklaruar ende kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci./gazetametro.net