Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka marrë vendim që Sylë Ukshini, të shërbejë si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.
Kjo, pasi që Ramiz Lladrovci, ka kandiduar për kryetar të komunës së Drenasit, transmeton gazetametro.
Ukshini do shërbejë deri në emërimin e ambasadorit të ri sipas ligjit për shërbimin e jashtëm.
Për këtë emërim janë njoftuar përmes një note verbale edhe autoritetet shqiptare./gazetametro.net
Dokumenti: